AKTUALITET /

Përplasje me armë zjarri në Shkup, vritet këngëtari shqiptar! Plagosen dy të tjerë (FOTO)

Një këngëtar shqiptar i njohur si Amar Ismani ka ndërruar jetë si pasojë e një përplasje me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup.

Shkruar nga Versus
Përplasje me armë zjarri në Shkup, vritet këngëtari
Këngëtari Amar Ismani

Maqedoni e Veriut- Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkup mes disa personave.

Mësohet se viktima është këngëtari dhe blogeri i njohur në Shkup i identifikuar si Amar Ismani.  Familjarët e këtij të fundit nëpërmjet rrjeteve sociale e kanë konfirmuar ndarjen nga jeta të të dashurit të tyre.

“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24 vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19 vjeçar) dhe A.I (29 vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë”- njofton policia.

Nuk dihet shkaku i përplasjes me armë zjarri që ka rezultuar fatale për këngëtarin shqiptar i cili ndërroi jetë pak pasi iu dha ndihma e parë. 

 

Poll