AKTUALITET /

Pësoi aksident automobilistik dy ditë më parë, 30 vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës (EMRI)

Ngjarja ndodhi mesditën e së diel më 7 shtator dhe sipas të dhënave fillestare automjeti kishte humbur kontrollin kur doli nga rruga dhe  u përmbys për rreth 100 metra në një zonë me terren të vështirë.

Shkruar nga Versus

Pësoi aksident automobilistik dy ditë më parë, 30

Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës i riu 30 vjeçar, Esat Xherri i cili u aksidentua dy ditë më parë në fshatin Zdrajsh të bashkisë Librazhd.

Ngjarja ndodhi mesditën e së diel më 7 shtator dhe sipas të dhënave fillestare automjeti kishte humbur kontrollin kur doli nga rruga dhe  u përmbys për rreth 100 metra në një zonë me terren të vështirë.

Sipas pasojë e aksidentit 30 vjeçari pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranës ku dhe ndërroi jetë. /Versus.al

Poll