AKTUALITET /

Pjesë e mashtrimit me call center te “Atti Tower”, lihet në qeli italiani! Dëshmia e tij: S’dija asgjë

Stefano u kap në tentativë për t'u larguar nga Shqipëria pas skandalit të mashtrimit me call center.

Shkruar nga Versus
Pjesë e mashtrimit me call center te “Atti Tower”, lihet
Cosimo Notari Stefano

Gjykata e Posaçme vendosi arrest në burg për italianin Cosimo Notari Stefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notari Stefano tha në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Ai parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim, dhe ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj.

Pas denoncimit përmes investigimit të emisionit Le Iene, SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sa më shumë para të jepnin klientët që kontaktoheshin nëpërmjet telefonit për të investuar në kompani italiane aq më të mashtruar mbeteshin. Janë dëshmuar mashtrime klientësh kryesisht italianë që kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.

Masat e GJKKO-së:

-Remir Gjoligaj- arrest me burg

-Endri Gjata- arrest me burg

-David Qerimi- arrest me burg

-Elis Merkaj- arrest me burg

-Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

-Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

-Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

-Klaudio Kaçupi – arrest me burg. Versus.al

Poll