AKTUALITET /

Plagosi taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh Franci Canaj

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Canaj u përfshi në një konflikt verbal dhe fizik me Gerald Hoxhën, 29 vjeç, i cili punonte si taksist. Sherri nisi për motive banale, konkretisht për një vend parkimi, por përshkallëzoi me shpejtësi.

Shkruar nga Versus

Plagosi taksistin për parkimin, arrestohet pas 2 muajsh Franci Canaj

Policia e Tiranës ka bërë të ditur arrestimin e Franci Canajt, 32 vjeç, i shpallur në kërkim që prej muajit prill, si autor i një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në zonën e rrugës së Dibrës.

Ngjarja për të cilën Canaj akuzohet ka ndodhur më 9 prill 2025, kur ai, pas një konflikti të çastit për parkimin, ka qëlluar me armë zjarri drejt një taksisti, duke e plagosur rëndë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Canaj u përfshi në një konflikt verbal dhe fizik me Gerald Hoxhën, 29 vjeç, i cili punonte si taksist. Sherri nisi për motive banale, konkretisht për një vend parkimi, por përshkallëzoi me shpejtësi.

Në kulmin e tensionit, Franci Canaj nxori armën e zjarrit dhe qëlloi në drejtim të Hoxhës, duke e plagosur në këmbë. Viktima u transportua menjëherë në spital dhe fatmirësisht i mbijetoi ngjarjes, pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas krimit, Canaj u largua nga vendngjarja dhe u shpall në kërkim nga policia. /Versus.al/

Poll