AKTUALITET /

Plagosja e trefishtë në lokalin e ‘VIP’-ave, arrestohet djali i pronarit të ‘Lajthizës’

Eduard Elezaj, u vu në pranga 2 muaj pas krimit të trefishtë mbi antarët e një familjeje. Më heret për këtë ngjarje ishin arrestuar dhe dy persona të tjerë, të cilët fshehen armen e krimit.

Shkruar nga Versus

Plagosja e trefishtë në lokalin e ‘VIP’-ave, arrestohet

Ka zgjatur gati 2 muaj arratia e Edison Elezajt, djali i pronarit të ujit ‘Lajthiza’. Ai mësohet se është arrestuar nga forcat Operacionale, pasi 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas plagosjës së tre persona në një festë, ngjarje kjo e ndodhur më 28 korrik.

Djali i biznesmenit të njohur Hajri Elezaj ishte në një festë të një lokal luksi në rrugën e Kavajës, kur ka plagosur me armë 3 familjarët: motër e vëlla binjakë, përkatësisht 36 vjeçar, si dhe vëllain e tyre të vogël. 

Pas ngjarjes Edison Elezaj është larguar nga vendi i ngjarjes, për të rënë në prangat e policisë këtë të mërkurë. Në ngarkim të 32 vjeçarit ka akuza të rënda si ajo e plagosjes së rëndë me dashje.

Po për këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët dy persona të tjerë, pasi ata dyshohet se i morën armën djalit të biznesmenit dhe e fshehën. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në restorant, policia arriti të gjejë armën dhe të identifikojë personat që e morën atë pas krimit të trefishtë. Në pranga përpara Edison elezajt ishin vënë dhe Arjan Dushaj, 38 vjeç dhe Dardan Zalli, 35 vjeç. 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: