I pyetur nga gazetarët nëse i druhet një zvogëlimi të kompetencave, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se një gjë e tillë është në dorën e politikës. Ai tha se Prokuroria e Posaçme u krijua edhe si rezultat i vullnetit të partnerëve ndërkombëtarë.
“Nëse politika vendos të mos bëjë ndryshime apo që SPAK nuk është më i nevojshëm apo ti reduktojmë pavarësinë ky është vendim i politikës. SPAK u krijua edhe si rezultat i vullnetit te partnereve ndërkombëtar, është institucioni më i besuar, e kemi ndërtuar këtë besim në 5 vite e 8 muaj punë”, tha Dumani. Versus.al







