AKTUALITET /

Plagosje në Vlorë, pas sherrit 40 vjeçari godet me kaçavidë të riun

Shkruar nga Versus

Plagosje në Vlorë, pas sherrit 40 vjeçari godet me

Vlorë- Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mëngjesin e kësaj të premteje në lagjen “29 nëntori”.

Mësohet se B.Brahimaj 40 vjeç, ka nxjerrë kaçavidën dhe ka goditur në dorë të riun E.Gogo. Ky i fundit ka marrë plagë të lehtë në dorë ndërsa aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital

Policia ka nisur aksionin për kapjen e autorit të plagosjes. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një sherr për motive banale. Versus.al

Poll