AKTUALITET /

Plag*sje me thikë në Korçë: 17-vjeçari hakmerret ndaj 37-vjeçarit që dyshohet se i vodhi shtëpinë dy vite më parë

Pak ditë më parë i plagosuri kishte kthyer në Shqipëri dhe, pasi adoleshenti e pa në lokal, ka nisur një debat që shpejt u përshkallëzua.

Shkruar nga Versus
Plag*sje me thikë në Korçë: 17-vjeçari hakmerret
Foto ilustruese

Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në lagjen nr.4 të qytetit të Korçës, ku një 37-vjeçar mbeti i plagosur me thikë në krah nga një adoleshent 17-vjeç.

Sipas burimeve policore dhe hetimeve paraprake, autori i dyshuar është shtetasi P.K., 17 vjeç, ndërsa i plagosuri është Benard Qelemeni, rreth 37-vjeç, banues në Korçë por me banim të mëparshëm në Greqi.

Konflikti ka zanafillën rreth dy vite më parë: dyshohet se Benard Qelemeni kishte vjedhur banesën e familjes së 17-vjeçarit.

Pak ditë më parë i plagosuri kishte kthyer në Shqipëri dhe, pasi adoleshenti e pa në lokal, ka nisur një debat që shpejt u përshkallëzua.

Fillimisht, sipas detajeve, Benard Qelemeni ka goditur i pari 17-vjeçarin, por ky i fundit ka reaguar duke nxjerrë thikën dhe duke e plagosur në pjesën e krahut.

I plagosuri ndodhet aktualisht në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

17-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, por forcat e policisë e kapën dhe e shoqëruan në komisariat vetëm pak minuta më vonë. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe zbardhjen e dinamikës së saktë.

Policia e Korçës ka konfirmuar se ngjarja dyshohet të ketë lidhje me hakmarrje për vjedhjen e vjetër të banesës./Versus.al

Poll