AKTUALITET /

EMRI/ E kafshoi qeni i fqinjit, ndërron jetë 65 vjeçarja në Belsh

Sipas informacioneve paraprake, gruaja u kafshua rëndë në këmbë nga qeni i fqinjëve dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetojë nga infeksioni dhe komplikacionet e plagëve.

Shkruar nga Versus
EMRI/ E kafshoi qeni i fqinjit, ndërron jetë 65 vjeçarja
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua 65-vjeçare, Emine Agolli, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra nga kafshimi i një qeni.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja u kafshua rëndë në këmbë nga qeni i fqinjëve dhe pavarësisht ndihmës mjekësore, ajo nuk arriti të mbijetojë nga infeksioni dhe komplikacionet e plagëve.

Policia e Belshit ka nisur menjëherë veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit./Versus.al

Poll