AKTUALITET /

VIDEO/ Gazetari dhunohet gjatë raportimit të protestës në Vlorë, reagojnë kolegët: Nuk do të na mbyllni gojën!

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, rreth orës 12:30 në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar i identifikuar si A.H., punonjës i Ndërmarrjes së Gjelbërimit, dyshohet se në gjendje të dehur nisi fillimisht debate verbale dhe më pas kaloi në goditje fizike ndaj gazetarit Gentian Këllçiu (33 vjeç). 

Shkruar nga Versus
VIDEO/ Gazetari dhunohet gjatë raportimit të protestës në
Pamje nga dhunimi i gazetarit

Një incident i rëndë dhune ka ndodhur sot në Vlorë, ku gazetari Gentian Këllçiu u godit fizikisht ndërsa raportonte për një protestë të punonjësve të Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Vlorës, rreth orës 12:30 në lagjen “Kushtrimi”, një 33-vjeçar i identifikuar si A.H., dyshohet se në gjendje të dehur nisi fillimisht debate verbale dhe më pas kaloi në goditje fizike ndaj gazetarit Gentian Këllçiu (33 vjeç). 

Policia e Vlorës njoftoi se shtetasi A.H. u shoqërua menjëherë në Komisariat, ku pas veprimeve të para hetimore dhe komunikimit me Prokurorin e gatshëm, u procedua penalisht në gjendje të lirë për dy vepra penale:“Goditja për shkak të detyrës”,“Dëmtime të tjera me dashje”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit A. H., 33 vjeç, banues në Vlorë.  Më datë 04.02.2026, rreth orës 12:30, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, ku ishte njoftuar zhvillimi i një proteste nga punonjësit e Ndërmarrjes së Gjelbërimit të Bashkisë Vlorë, dhe ku të pranishëm ishin edhe gazetarë të mediave të ndryshme për pasqyrimin e situatës, shtetasi A. H., dyshohet në gjendje të dehur, ka nisur fillimisht debate verbale dhe më pas fizike me shtetasin G. K., 33 vjeç, me profesion gazetar".

Ngjarja ka shkaktuar reagim të menjëhershëm nga Shoqata e Gazetarëve të Vlorës.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Ruçi dënoi ashpër sulmin ndaj kolegut të tyre, duke e quajtur atë një “tentativë të pasuksesshme për të mbyllur gojën e gazetarëve”.

“Gazetarët kanë për detyrë të raportojnë mbi ngjarjet e qytetit dhe, për cilindo që kërkon të pengojë këtë mision, mund t’u themi me bindje: Nuk do të keni sukses!”, shkruan Ruçi.

Postimi i plotë:

Shoqata e Gazetarëve të Vlorës reagon sot duke dënuar fort çdo veprim që kërkon të pengojë punën e medias në qytet.

Marrë shkas nga një situatë e paprecedentë e ndodhur ditën e sotme, ku gjatë procesit të punës, teksa gjendeshin duke raportuar mbi protestën e punonjësve të Ndërmarrjes së Pastrimit, disa prej gazetarëve të qytetit të Vlorës janë dhunuar, fyer, kërcënuar dhe intimiduar për shkak të detyrës.

Sot, një shtetas, punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, ka dhunuar fizikisht kolegun Gentian Këllçiu, ka fyer e kërcënuar edhe gazetarët e tjerë prezentë.

Mbi këtë ngjarje, që është veçse një tentativë e pasuksesshme për të mbyllur gojën, dënojmë jo vetëm individin që kryen aktin e dhunimit, por edhe reagimin e cunguar institucional.

Pavarësisht dëshirës së shprehur, nëpërmjet akteve të dhunës, për të ndaluar trajtimin dhe transmetimin e çështjeve të caktuara, ajo që mbetet e patjetërsueshme është se :për gazetarin prevalon interesi i qytetarëve, mbi të gjitha shtresave që kanë nevojë për zërin e medias.

Gazetarët kanë për detyrë të raportojnë mbi ngjarjet e qytetit dhe, për cilindo që kërkon të pengojë këtë mision, mund t’u themi me bindje: Nuk do të keni sukses!

Poll