
Policia ka arrestuar shokun e Amarildo Hoxhallari, që mbeti i vdekur mbrëmjen e djeshme nga plagët me thikë, shtetasin A. M, 33 vjeç pasi u konstatua nga policia se po drejtonte motomjetin në gjendje të dehur.
Mësohet se pas plagosjes, Hoxhallari tentoi të largohej nga vendgjarja me shokun e tij me motomjet.
33-vjeçari akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D.K, 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.
Shtetasi Darmian Keli, ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A.H, 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur./ Versus.al







