AKTUALITET /

"Po pastroja armën", plagoset me pistoletë 48-vjeçari në Tiranë (DETAJET)

Burime mjekësore konfirmojnë se 48-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkruar nga Versus

 

"Po pastroja armën", plagoset me pistoletë 48-vjeçari

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një shtetas 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në banesën e tij në zonën e Freskut.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, rreth orës 21:20, shtetasi me iniciale A.K., banues në Fresk, është paraqitur në spital me një plagë në këmbë të shkaktuar nga një pistoletë. Ai ka deklaruar se është plagosur aksidentalisht teksa po pastronte armën e tij të zjarrit, të cilën e posedonte me leje të rregullt.

Burime mjekësore konfirmojnë se 48-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për verifikimin e plotë të dinamikës dhe kushteve të incidentit,” thuhet në komunikatën zyrtare të policisë. /Versus.al

Poll