Policia po zhvillon kontrolle në disa xhami të vendit për kapjen e të Daut Lazes, 49 vjeçarit të arratisur dje nga burgu i Shënkollit. I dënuari përshkruhet si praktikant i fesë islame.
Familja e të arratisurit jetojnë në zonën e Astirit në Tiranë, ndërsa e ëma mohoi të kishte pasur kontakte me të.
“Nuk e kam parë, nuk ka ardhur tek ne as nuk na ka telefonuar. Po të kisha folur do t’ju thoja”- është shprehur nëna e 49 vjeçarit të dënuar për dhunë në familje në 2021-in.
Për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e tij, policia ka ofruar 10 mijë euro si shpërblim. Ndërsa konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë për shoqërinë pasi vuan nga çrregullime psikopatike të paspecifikuara.
Si pasojë e arratisjes së tij, drejtoria e burgjeve ndërmori masën e arrestimit të tre gardianëve të burgut të Shënkollit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Versus.al







