Policia e Fierit ka shpallur në kërkim dy pronarët e një lokali, pasi kanë goditur me grushte kamarierin që ishte i punësuar në biznesin e tyre.
Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale, A. K., 53 vjeç, dhe E. K., 45 vjeç.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ende të pazbuluara.
Pas shpalljes në kërkim vijojnë hetimet nga Policia për kapjen e dy autorëve.
Rikujtojmë se një ngjarje e përafërt ka ndodhur edhe në Tiranë pak kohë më parë, ku një 20-vjeccar u dhunua nga pronarët e tij.
Ata e akuzonin të riun për vjedhje të xhiros ditore në një prej kioskave në sheshin Skënderbej, nga ku edhe e kanë marrë zvarrë dhe e kanë futur në një trajl ku e kanë dhunuar.
Djali më pas kishte bërë denoncimin në Polici që bëri të mundur zbulimin e ngjarjes dhe shpalljen në kërkim të autorëve të identifikuar, si Denis Baxhaku, Ermand Hoxha, Teo Kolemiço.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së sotme në Fier./ Versus.al

