
Gjirokastër- Një ngarkesë prej 350 kg kanabis është zbuluar mëngjesin e sotëm në doganën e Kakavijës. Rreth orës 06:30, gjatë kontrollit në skaner të një trajleri bosh në dalje të Kakavijës, u vu re krijimi i një dopio shasie ku ishte vendosur lënda narkotike.
Punonjësit e doganës e kanë kaluar mjetin trajler për kontroll fizik, së bashku me forcat e policisë, ku janë zbuluar 166 pako me 2.1 kg secila lëndë e dyshuar narkotike.
Dogana dhe forcat e policisë po vijojnë me kryerjen e procedurave ligjore, ndërsa një grup hetimor po merret me identifikimin e autorëve përgjegjës. Versus.al

