POLITIKË /

''Kjo datë do shkruhet në histori'', Berisha: Protestuesit sulmuan vilën e ish-diktatorit se besonin që Rama ishte aty

Shkruar nga Versus

''Kjo datë do shkruhet në histori'', Berisha:

Kryedemokrati mbajti një fjalim në selinë e PD lidhur me protestën e sotme duke u shprehur se do të shkruhet në histori. Sa i takon sulmit ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Berisha tha se protestuesit sulmuan duke menduar se aty ishte Edi Rama. 

“Një marshim triumfi si marshi juaj sot. Kjo datë, 28 shkurti, do të shkruhet në historinë e kryengritjes paqësore të shqiptarëve kundër narkoshtetit. Për 3 orë, marshi i juaj, ishte marshi i fitores, marshi i shqiptarëve, i dinjitetit, i guximit. Ishte mesazhi më i shkëlqyer që ju i dërguat çdo shqiptari, ishte mesazhi më i madh që i dërguar miqve tanë në Europë dhe botë. Ishte tmerri që i kalli datën Edi Ramës.

Molotovi në vilën e Enver Hoxhës u hodh pasi protestuesit kishin informacion se në shtëpinë e diktatorit banon Edi Rama. Kjo çoi në një urrejtje të jashtëzakonshme. Por Rama nuk banonte aty, banonte te vila e Mehmet Shehut. Edi Rama të dimë ku je, në Surrel ose te Vila e Mehmet Shehut”, tha mes të tjerash Berusha. Versus.al

Poll