AKTUALITET /

Protesta për gjuhën shqipe, studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë e Veriut, nuk u lejohet hyrja

Protesta për gjuhën shqipe nis në orën 16:30.

Shkruar nga Versus

Protesta për gjuhën shqipe, studentët shqiptarë bllokohen

Një numër i madh i studentëve shqiptarë të nisur drejt Shkupit për t'ju bashkuar protestës së bashkëatdhetarëve të tyre për të patur provime në gjuhën shqipe, janë bllokuar në pikën kufitare. 

Institucionet e Kosovës janë njoftuar nga vendi fqinj që ka rënie të sistemit të regjistrimit.

Mevlan Ademi, kryetari i protestës studentore, ka bërë thirrje që të lejohet hyrja e shqiptarëve në kufi. Ndryshe ai paralajmëron se nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë, do duhet që studentët të marshojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare!

Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë.

Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan studenti. Protesta e tyre pritet të nisë në orën 16:30. Versus.al

Poll