AKTUALITET /

Publikohet fotoja e Elton Banit, 41-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pas përdorimit të taserit nga policia italiane

Ngjarja ndodhi pasditen e 17 gushtit, kur Bani, në gjendje të dehur, po shfaqte sjellje të dhunshme dhe të rrezikshme në oborrin e banesës së tij.

Shkruar nga Versus
Publikohet fotoja e Elton Banit, 41-vjeçarit shqiptar që humbi
Elton Bani

41-vjeçari shqiptar Elton Bani ka humbur jetën në Itali pasi u godit disa herë me taser nga policia italiane.

Ngjarja ndodhi pasditen e 17 gushtit, kur Bani, në gjendje të dehur, po shfaqte sjellje të dhunshme dhe të rrezikshme në oborrin e banesës së tij.

Për të neutralizuar situatën, oficerët përdorën pistoletën elektrike tre herë radhazi, çka rezultoi fatale për 41-vjeçarin.

Në trupin e tij janë konstatuar gjithashtu shenja dhune, ndërsa shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Elton Bani jetonte prej vitesh në Liguria ku punonte si murator bashkë me vëllain.

Autoritetet italiane kanë hapur një hetim ndaj policëve të përfshirë, të cilët akuzohen për vrasje të paqëllimshme./Versus.al

Poll