
Personi që shihni në foto është mësuesi 55-vjeçar, Fatmir Hoxha, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse të mitura, në fshatin Rrajcë, Përrenjas.
Mësohet se ngjarja është denoncuar nga drejtori i shkollës 9-vjeçare “Sali Halili” dhe prindërit e dy vajzave, që rezultojnë të jenë nxënëse të klasës së 9. Sipas informacioneve, kolegët dhe drejtori kanë vënë re se mësuesi kryente veprime të papërshtatshme para nxënësve, duke i prekur ata e po ashtu duke përdorur fjalor të ulët.
Fatmir Hoxha, pasi kuptoi se ishte nën hetim, tentoi të arratisej duke u larguar nga Shqipëria, por u ndalua në kohë nga autoritetet në aeroportin e Rinasit.








