Vlorë- Pesë turistë të huaj janë gjobitur sot nga policia rrugore në Lungomare pasi janë kapur teksa qarkullonin me “monopatina” në korsinë e dedikuar për qarkullimin e biçikletave.
Turistët e kanë paguar në moment gjobën dhe si pasojë kanë përfituar uljen me 50% të tarifës.
“Këta 5 shtetas kanë rezultuar të jenë shtetas të huaj. Në këto kushte janë plotësuar procesverbalet e shkeljeve dhe janë kryer pagesat menjëherë tek punonjësi i Policisë, duke përfituar dhe uljen me 50% të masës administrative. Mandatet e arkëtimit, të paguara nga punonjësit e Policisë, janë bashkëngjitur me procesverbalet e shkeljeve.
Theksojmë se askujt prej këtyre shtetasve nuk i janë mbajtur mjetet e identifikimit. Ato janë kërkuar vetëm në momentin e konstatimit të shkeljes, me qëllim marrjen e gjeneraliteteve për plotësimin e masës administrative”- njofton policia.
Më tej theksohet se masa të tilla për gjobitjen e drejtuesve të monopatinave gjatë sezonit turostik kontribuon për rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës. Versus.al







