AKTUALITET /

Që nga atentati ndaj Besar Nimanit urrejtja ka mbretëruar, vrasjet e përgjakshme në Bielefeld (si lindi konflikti mes dy familjeve)

Ajo që filloi në qendër të qytet Bielefeld në mars 2024 me vrasjen e ish-boksierit shqiptar Besar Niamni vazhdoi pasditen e së mërkurës, 26 shkurt, me një shkëmbim zjarri para gjykatës rajonale.

Shkruar nga Versus
Që nga atentati ndaj Besar Nimanit urrejtja ka mbretëruar, vrasjet e
Besar Nimani/ Pamje nga ngjarja e 26 shkurtit

BILD- Një i vdekur, katër të plagosur rëndë: ky është rezultati i përgjakshëm i një lufte brenda familjeve në Bielefeld që duket që nuk do të përfundojë kurrë.

Ajo që filloi në qendër të qytet Bielefeld në mars 2024 me vrasjen e ish-boksierit shqiptar Besar Niamni vazhdoi pasditen e së mërkurës, 26 shkurt, me një shkëmbim zjarri para gjykatës rajonale.

Është një spirale dhune e nxitur nga hakmarrja, frika dhe një e kaluar që refuzon të pushojë.

Që nga atentati ndaj Besar Nimanit urrejtja ka mbretëruar, vrasjet e

Ishte data 9 mars 2024 kur Besar Nimani parkon makinën në zonën e këmbësorëve dhe teksa del për të shkuar tek berberi, 16 të shtëna kumbojnë në qendër të qytetit.

Gjashtë plumba e goditën boksierin në shpatull, ijë, kofshë, gjoks dhe mushkëri. Një ekzekutim i frikshëm: babai i tre fëmijëve vritet në rrugë. Autorët që i kishin zënë pritë u larguan.

Historia kriminale e boksierit

Që nga atentati ndaj Besar Nimanit urrejtja ka mbretëruar, vrasjet e

Dhuna ka luajtur gjithmonë një rol në jetën e Nimanit: në vitin 2012, boksieri u dënua me 1350 euro gjobë për lëndim trupor, sepse goditi një burrë me grusht në kokë.

2013: Boksieri qëllohet para një restoranti në qendër të qytetit Bielefeld por u mbijetoi plagëve të marra! Hetuesit thanë më vonë se ishte një rast i mundshëm i zhvatjes së parave.

Në vitin 2016, policia arrestoi Nimanin për rrahjen e gruas së tij. Më pas në garazhin e tij gjendet një kilogram kanabis. Por boksieri mohoi gjithçka.

Në vitet në vijim, Nimani ndërtoi një jetë të re për veten e tij dhe hapi një kioskë - me vëllain e vrasësit të tij të dyshuar, Hüseyin Akkurt.

Por një debat përshkallëzohet në kioskë: Hüseyin dhe kurdi Ayman Krit, i cili kërkohet nga policia për vrasjen e Nimanit, kërkojnë të përdorin kioskën për të shitur drogë. Por boksieri refuzoi dhe më pas mosmarrëveshjet kthehen në përleshje.

Që nga ajo ditë boksieri shqiptar kërcënohet me jetë i cili nga familja e tij cilësohet si një familjar i dashur dhe i kujdesshëm. Ai përpiqet të armatoset - më vonë kapet nga policia federale në kufirin me Austrinë me pesë armë zjarri dhe 56 fishekë. Vëllai i tij më vonë i tha BILD: "Ai thjesht donte të mbronte veten dhe familjen e tij."

Mosmarrëveshja përfundoi në fatalitet për boksierin në Obernstrasse të Bielefeld dhe që atëherë ka pasur luftë midis dy familjeve.

Dita e gjyqit përfundon me të shtëna

Prej datës 31 janar, në Seksionin e Parë Penal të Gjykatës së Qarkut ka nisur seanca për vrasjen e ish-boksierit profesionist. Në gjykatë janë forcuar masat e sigurisë – policë të armatosur rëndë  ruajnë sallën e gjyqit dhe ndërtesën gjatë gjykimit. Rreziku i sulmeve midis pjesëmarrësve në proces është i lartë.

Pas ditës së pestë të gjykimit, situata që efektivët u përpoqën të shmangnin përshkallëzohet. Dëshmitarët dëgjojnë një roje sigurie që bërtet: “Të shtëna! Jashtë ka të shtëna.” Vëllai i të pandehurit (25 vjeç) dhe babai (63 vjeç) si dhe dy persona të tjerë (25, 23) shtrihen të plagosur rëndë në tokë.

Që nga atentati ndaj Besar Nimanit urrejtja ka mbretëruar, vrasjet e

Vëllai i boksierit donte hakmarrje?

Policia tashmë ka shpallur në kërkim vëllain e boksierit të vrarë Berat Nimani. Policia është vënë në kërkim të tij me urdhër arresti për katër akuza për vrasje të mbetur në tentativë. Forcat speciale kanë kontrolluar banesën e tij. 

A ka dashur Berat Nimani të hakmerret ndaj familjes Akkurt për vrasjen e vëllait? Avokati i tij Peter Ëüller i tha BILD: “Sapo çështja të qetësohet pak, ai do të dorëzohet. Megjithatë, ai shprehet që është i pafajshëm”

Poll