AKTUALITET /

Qëlloi me armë gjahu fqinjin, Policia parandalon një ngjarje kriminale në Librazhd, bie në pranga 42 vjeçari

Shkruar nga Versus

Qëlloi me armë gjahu fqinjin, Policia parandalon një ngjarje

Librazhd

Qëlloi me armë gjahu, në ajër, gjatë një konflikti me fqinjin e tij, për motive pronësie, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarjen e mundshme kriminale dhe çon në pranga 42-vjeçarin.

Sekuestrohen arma e gjahut me të cilën qëlloi 42-vjeçari dhe municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Gizavesht, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Saimir Xhani,, 42 vjeç.


Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë.

Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: