
Shqipëria do të aderojë zyrtarisht në Bordin e Paqes për Gazën, një organizatë të re ndërkombëtare të iniciuar nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Qeveria ka miratuar vendimin për anëtarësimin e vendit tonë, ndërsa nesër mbahet seanca plenare e posaçme për ratifikimin e këtij akti.
Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria ka marrë ftesën për t'u bërë pjesë e këtij bordi. Në një reagim publik, ai e cilësoi momentin si "historik" dhe dëshmi të rritjes së rolit dhe respektit të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare./Versus.al


