AKTUALITET /

Rasti i dytë brenda dy muajsh, zbulohen detaje të reja nga vetëvrasja e të miturit në Gjirokastër

Të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se i riu vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Familja është me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.

Shkruar nga Versus
Rasti i dytë brenda dy muajsh, zbulohen detaje të reja nga
Foto ilustruese

Detaje të reja janë zbuluar nga vetëvrasja e 17 vjeçarit në Girokastër. Sipas burimeve paraprake, i riu me inicialet V.P dyshohet se është vetëvarur.

17 vjeçari është transportuar në në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga familjarët, por mjekët konstatuan se ai kishte ndërruar jetë më herët.

Të afërm të familjes Peçi bëjnë me dije se i riu vuante nga probleme izolimi dhe melankolie, por nuk ishte nën ndonjë trajtim mjekësor. Familja është me origjinë nga fshati Picar i Gjirokastrës.

Policia ka sekuestruar telefonin dhe disa sende personale të 17-vjeçarit, ndërsa pritet të merren në pyetje bashkëmoshatarë dhe nxënës të shkollës së mesme “Siri Shapllo”, ku i riu ndiqte mësimet.

Kujtojmë se vetëm dy muaj më parë, një tjetër 17-vjeçare nga e njëjta shkollë i dha fund jetës, duke shtuar shqetësimet dhe duke ngritur pikëpyetje të mëdha përsa i përket qëndrueshmërinë emocionale në tërësi të adoleshentëve dhe problemet e shumta të patrajtuara./Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: