Java e ardhshme pritet të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme të motit, por parashikohet rikthim i reshjeve të shiut.
Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit mbi vendin tonë të periferisë së një qendre anticiklonare. Megjithatë qarkullimi anticiklonar gradualisht do të zhvendoset me atë ciklonar për shkak të depërtimit mbi Evropë (dhe si rrjedhojë edhe mbi vendin tonë) të një qendre të thellë të presionit të ulët.
Në këtë mënyrë për ditën e Hënë dhe atë të Martë moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura. Për nesër në veriperëndim deri në mesditë parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.
Për ditën e Martë në orët e vona të mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim reshjet me intensitet deri mesatar.
Për ditën e Mërkurë dhe atë të Enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar.







