Një tragjedi ndodhi ditën e djeshme në liqenin e Shkodrës ku kapiteni Arben Anamali humbi jetën në tentativë për të shpëtuar dy turistë nga mbytja.
51 vjeçari ndërhyri me guxim për të nxjerrë në breg dy turistët e huaj të ciëlt fatmirësisht shpëtuan pa lëndime. Por pas aktit heroik, Anamali nuk arriti të rikthehej në breg dhe u zhduk në ujë.
Që prej pasdites së djeshme forcat e kërkim shpëtimit kanë qenë në terrenin ku ndodhi ngjarja ku po zhvillohen operacion intensive për gjetjen e trupit të pajetë. Të përfshirë në aksion janë polumbarët e RENEA-s dhe FNSH. Versus.al







