AKTUALITET /

Saranda e kthyer në “arenë boksi”! Sherri br*tal mes italianëve, 5 prej tyre në kërkim

Shkruar nga Versus

Saranda e kthyer në “arenë boksi”! Sherri br*tal mes

Vlorë- Një tjetër sherr masiv ka ndodhur në jug të vendit, këtë herë mes italianëve në Sarandë në orët e para 24 korrikut.

Dy grupe italianësh janë përfshirë në një sherr ku kanë goditur njëri-tjetrin me grushte e sende të forta duke shkaktuar panik tek kalimtarët. Pas hetimeve të kryera, janë shpallur në kërkim 5 italianë me banim në Napoli, të identifikuar si: G. T., 23 vjeç, M. A., 20 vjeç, S. D., 60 vjeç, A. L., 19 vjeç dhe S. B., 19 vjeç.

Këta pesë persona të shpallur në kërkim kanë goditur me sende të forta tre të rinjtë italianë G. M., 19 vjeç, F. D., 22 vjeç, L. D., 20 vjeç, të gjithë banues në Avelino, Itali.

Ndërkohë është proceduar penalisht edhe për italianin E.G i cili shiste bileta për festa pa patur lejen përkatëse dhe kishte punësuar për këtë qëllim edhe persona të tjerë të pasiguruar.

Qyteti bregdetar i Sarandës është përfshirë kohët e fundit nga dhuna e ashpër fizike mes grupeve të ndryshme ku në disa raste kanë qenë pronarë lokalesh që konfliktohen me njëri tjetrin dhe në raste të tjera turistë që zihen me njëri-tjetrin apo me shqiptarë. Konflikte të tilla ndikojnë shumë negativisht në imazhin e vendit në sytë e turistëve të huaj. Versus.al

Poll