
Tiranë- Një rast i pazakontë i mosdeklarimit të parave është goditur së fundmi në kryeqytet ku e përfshirë është një grua e moshuar 72 vjeçare.
Sipas hetimeve, në pikën e këmbimit valutor që ishte në pronësi të 72 vjeçares E.K depozitoheshin para të padeklaruara nga persona të ndryshëm dhe më pas këto para përdoreshin për të dhënë hua me përqindje, jashtë sistemit bankar.

Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur e sekuestruar shumën e majme prej 500 mijë eurosh të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale, ndërsa ndaj të moshuarës ka nisur hetimi në gjendje të lirë.
Policia po kryen hetime për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Versus.al







