AKTUALITET /

Sherr brutal/ Shqiptari dhe rusi plagosin me armë djemtë e pronarit të një marketi në Greqi

Shqiptari i arrestuar rezulton të jetë emër i njohur për autoritetet greke.

Shkruar nga B.V
Sherr brutal/ Shqiptari dhe rusi plagosin me armë djemtë e pronarit
Foto jashtë marketit ku ndodhi ngjarja

Greqi- Një i ri shqiptar dhe një 46 vjeçar rus janë arrestuar nga policia greke pasi u përfshinë në një sulm brutal në një minimarket në Chania.

Të dy të arrestuarit, u kapën në një pallat në zonën e bashkisë Platanias ku ishin strehuar pas shpalljes në kërkim. Mediat greke shkruajnë se ata kanë goditur me shkop bejsbolli pronarin e minimarketit dhe kanë plagosur dy djemtë e tij, njërin e kanë qëlluar me armë zjarri në gju.

Pasi plagosën pronarin dhe djemtë e tij, 46 vjeçari rus është larguar me motor së bashku me shqiptarin, i cili është i njohur për autoritetet greke. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: