
Durrës- Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes të miturve në lagjen nr.14 të qytetit ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 15 vjeçar.
Policia bën me dije se i plagosuri ishte konfliktuar me një tjetër të mitur, 14 vjeçarin M.K i cili tashmë është arrestuar. Gjatë sherrit në rrugën "Lugina e Karavastasë", autori e ka goditur 15 vjeçarin E.B disa herë me thikë duke i shkaktuar atij plagë të rënda.
I mituri i plagosur po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit. Ndaj të miturit të arrestuar rëndojnë akuzat për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje’ dhe “mbajtja e armëve të ftohta”.
Kjo ngjarje sjellë në vëmendje edhe njëherë pasigurinë e mjedisit në të cilin po rriten të miturit në vend pasi janë shtuar rastet e krimeve të kryera nga të miturit. Versus.al
