
Personi që shihni në foton e mësipërme është Ilir Adrian Shabanajn, ish-kryetar i Komunës së Kurjanit në Fier, i shpallur në kërkim për sherrin e ndodhur pranë Liqenit Artificial.
Policia bën me dije se 51 vjeçari i shpallur në kërkim Adrian Shabanajn kishte qëlluar një herë me armë zjarri pasi i njohuri i tij Kasem Stani nuk i kishte dhënë dorën pasi ishin takuar.
Pasi kishte qëlluar një herë me armë zjarri duke mos lënë të lënduar asnjë person, Adrian Shabanaj e goditi Stanin në kokë me qytë pistolete. Sherri ka degraduar edhe më tej me përfshirjen e të afërmve të dy palëve.
Në vitin 2018 Shabanaj ka qenë i arrestuar në Itali për trafik armësh dhe droge.
Policia ka njoftuar se ka vendosur në pranga 8 persona.
Të arrestuarit:
Kasem Stani, 40 vjeç
Elton Ajredinaj, 43 vjeç
Emiljan Ruko, 39 vjeç
Bjorni Tahiraj, 24 vjeç
Eriald Tahiraj, 35 vjeç
Denikiajder Tahiraj, 30 vjeç
Eduart Sulaj, 47 vjeç
Kastriot Stani, 53 vjeç.
Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit./Versus.al








