
Durrës- Disa ditë më parë, policia goditi një rast të ushtrimit të prostitucionit nga disa shtetase kineze në lagjen nr.13. ndërsa sot është arrestuar edhe 37 vjeçari turk I.Y i cili dyshohet se është organizatori i këtij rrjeti prostitucioni.
Hetimet kanë zbuluar se turku shfrytëzonte 3 gratë kineze për prostitucion nëpër banesa që ua merrte me qira. Policia ka sekuestruar tre celularët e tij, ndërsa janë proceduar penalisht edhe 5 persona për këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al







