AKTUALITET /

Shokuese në Gjirokastër, 12 vjeçarja abuzohet sek*ualisht nga partneri i nënës! Dyshohet se në 2018-ën i vr*u babain

Shkruar nga Versus
Shokuese në Gjirokastër, 12 vjeçarja abuzohet sek*ualisht nga
Viktima Artur Lleshi dhe ish-bashkëshortja e tij

Gjirokastër- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të vendit ku një 12 vjeçare raportohet të jetë abuzuar seksualisht për 2 vite me radhë nga Kelmend Krusa, partneri i nënës së saj.

Krusa së bashku me vëllain e tij Klodianin u arrestuan pak ditë më parë si autorë të dyshuar për vrasjen e babait të 12 vjeçares, Artur Lleshit i cili në 2018-ën u zhduk në rrethana të mistershme.

Pas zhdukjes së Lleshit, gruaja e tij u largua në drejtim të Gjirokastrës ku bashkëjetoi me Kelmend Krusën, ndërsa mori me vete edhe fëmijët e saj. Për më tepër, Kelmend Krusa rezulton të jetë kushëri me viktimën.

Për vrasjen e Artur Lleshit foli edhe vëllai i tij Lulzim Lleshi i cili akuzoi ish-gran e tij dhe ish-kunatën. Pas arrestimit të dy kushërinjve të tij, Lleshi tha se dy vëllezërit binjakë Klodian dhe Kelmend Krusa iu morën gratë atij dhe vëllait të tij të ndjerë. Versus.al

Poll