AKTUALITET /

Shqiptari shpallet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë nga mbytja: Pa u menduar dy herë, mora frymë thellë dhe u zhyta!

"Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Unë jam e huaj, por jam qenie njerëzore", tregon për protothema.gr Goga Levian, e cila u plagos ndërsa shpëtonte dy djemtë - Si erdhi në Greqi 24 vjet më parë dhe ndërtoi një jetë këtu

Shkruar nga Versus
Shqiptari shpallet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë nga
Levian Goga

Shqiptari Levian Goga është heroi në Greqi pasi shpëtoi dy fëmijë të mitur nga mbytja në Arachthos.

Ai nuk kërkoi asgjë nuk priste asnjë bravo shkruan media greke Prothema.gr.

‘Isha në kafene. Një fëmijë erdhi me motor dhe bërtiti ndihmë dy fëmijë po mbyten në lumë. Pa u menduar dy hyrë hypa në makinë dhe shkova në vendngjarje. Kalova nëpër kallamishte, kontrolla nuk pashë asgjë. Herën e dytë mora frymë thellë, u zhyta më thellë rreth tetë metra. Atje e pashë, fëmija ishte shtrirë, i palëvizshëm me një një fytyrë të nxirë dhe këmbë të hapura. Sikur kishte vdekur. E kapa dhe e nxora me forcë. Pastaj dëgjova se e kishin parë dhe të dytin. U zhyta përsëri, dy herë, tre herë.E gjeta. Ishte me shpinë në fund. Kur e nxora lart, po rridhte gjak nga hunda e goja. U frikësova’ është shprehur 32 vjeçari për median greke.

«Njëra ishte mosha e vajzës sime. Nuk më intereson kush janë, çfarë race, çfarë feje. Jam i huaj, por jam qenie njerëzore. Bëra atë që do të bënte çdo baba. Po mendoj vetëm për fëmijët.
Shpresoj të jetojnë. Të jetojnë jetën e tyre. Është turp. Dhe tani fëmijët e mi po qajnë në shtëpi. Duhet të kthehem…» ka shtuar 32 vjeçari teksa priste në radhë në ambulancë për të marrë mjekim pasi ishte plagosur gjatë përpjekjes ekstreme për të nxjerrë fëmijët nga fundi i lumit.

Për ata që e kanë mësuar historinë e tij, Goga Levian është një hero.

Për të, ai është thjesht një baba që rastësisht u ndodh në vendin e duhur në kohën e duhur  dhe nuk e hodhi shikimin larg. Në vend që të kishte frikë, ai u zhyt në të. Në vend që të mendonte për veten, ai veproi. Dhe ndoshta, përmes trimërisë së tij të heshtur, ai na kujtoi se çfarë do të thotë të jesh vërtet njeri, vazhdon shkrimin e saj Prothema.gr.

Nga Berati, Leviani kishte emigruar në Greqi 24 vite më parë që kur ishte 17 vjeç.

Gjatë pesë viteve të fundit jeton në Arta me gruan dhe dy fëmijët e tyre, të moshës dhjetë dhe gjashtë vjeç.  /Versus.al

Shqiptari shpallet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë nga

 

 

 

 

Poll