Fatbardha Hysi, nëna e 43-vjeçarit me aftësi ndryshe, Fabjol Hysi, i cili u dhunua brutalisht nga dy të rinj pak ditë më parë në Lushnjë, ka treguar dje i biri është ende në reanimacion dhe i intubuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
“Fabjoli është në reanimacion, i intibuar. Mjekja që e operoi më tha që do heqin tubin, do i zvogëlojnë ilaçet të shohin si do reagojë ai. Sot do fillojnë dhe të shohim si do jetë sot dhe nesër. Nuk ka pasur probleme me fëmijët, nuk është bullizuar. Ka qenë operuar në Greqi që 15-vjeç, ka vuajtur. Vetëm në kokë të mos e kishin goditur. Ka shokë, ka shkuar dhe te Radio Lushnja, shokët e tij i ka ndihmuar, nuk ka qenë i bullizuar”, tha nëna e Fabjolit.
Ajo ka rrëfyer në News 24, se i biri shkonte në xhami këto kohë pasi agjëronte dhe atje konsumonte dhe iftarin.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur rreth orës 8:20 të mbrëmjes, ndërsa ende nuk e ka të qartë motivin, por shprehet se dy autorët, Enea Korreshi (17 vjeç) dhe Irdi Nasufi (20 vjeç), mund ta kenë ngacmuar dhe bullizuar të birin.
“Djali ishte në xhami, shkonte çdo ditë hante iftarin. Ora ka qenë 8:20. Ata rrinë atje, ai kishte dalë vetëm atë natë. Nuk e di a i njeh, ata janë adoleshentë. Asnjërin nuk njoh, vetëm atë me mbiemër Korreshi njoh, atë tjetrin jo. Nuk jetojmë në një lagje, kemi 18 vite që kemi ikur. Ata nuk kanë qenë pjesëmarrës në xhami. Fabjoli mbante ramazan, konsumonte iftarin aty. Xhamia është 100 metër larg kryqëzimit, ai ishte vëtëm. Problemi i tij është që nuk dëgjon dhe nuk flet, ka bërë shkollën në medrese, 8-vjeçare. Nuk ka pasur shkollë tjetër te në. Është i aftë të lëviz, nuk ka probleme të tilla. Nuk e di çfarë ka ndodhur, asnjë konflikt nuk ka pasur. Do ta kenë ngacmuar dhe bulizuar ata”, tha nëna e 43-vjeçarit.
Fatbardha Hysi shprehet se Fabjoli nuk ka reguar teksa është dhunuar, pasi në të kundërt do të ishin lënduar dhe dy personar e tjerë.
“Ai nuk është përgjigjur, se po të ishte përgjigjur do ishin vrarë ata, do ishin me gjak. Policia të pyes në shkolla se si janë ata fëmijë. Si përgjigjen, si janë me shokët. Njëri është në vit të 2 në gjimnaz, atë tjetrin nuk e di. Policia nuk na ka thënë asgjë, do shkoj të bëj kallëzim, sepse nuk di asgjë”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera, nëna e Fabjolit u shpreh se njeh vetëm familjen e 17-vjeçarit, por asnjë prej tyre deri ë tani nuk i ka kërkuar ndjesë për ngjarjen.
“Familja e 17-vjeçari nuk u përmend, të paktën të thoshte të na falësh që ndodhi kjo. Se dhe unë nënë jam, i di problemet sociale për fëmijët. Ai minoreni ka dalë nga burgu. Unë për atë familjen e adoleshentit do thoja të më kishte ardhur, se më njeh. Nënë e 17-vjeçari është edhe mësuese. Familjen e tjetrit nuk e njoh”, u shpreh Fatbardha Hysi.








