Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga punimet në rrugën Tiranë-Durrës për të cilat thonë se deri më tani kanë ecur me ritme të shpejta duke arritur në masën 50%.
“Mirëmëngjes dhe nga kantieri i punës për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, Faza II, ku punimet kanë ecur me ritme shumë të mira e tashmë realizimi fizik ka arritur në masën 50%, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan kreu i qeverisë.
Projekti synon zgjerimin e kësaj rruge nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrjen e Tiranës. Punimet nisën vitin e kaluar dhe do të jenë të organizuara në 5 faza. Kostoja totale do të jetë 10 miliardë lekë, ndërsa punimet kanë një afat zgjatjeje deri në 2 vite.
Megjithatë problemi më i madh mbetet e gjithë rruga nga mbikalimi i Rinasit deri në mbikalimin e Dajlanit në Durrës pasi përgjatë gjithë këtij segmenti, ka çarje të mëdha dhe amortizim të shtresës së asfaltit duke rrezikuar sigurinë e përdoruesve dhe shpesh herë duke u bërë shkak për aksidente. Versus.al







