AKTUALITET /

“Shtëpi bari” në godinën shtetërore në Tiranë, 3 punonjës të OSHEE-së mes 7 të arrestuarve (EMRAT)

Punonjësit e OSHEE, nuk raportuan lidhjet e paligjshme të energjisë, ndërsa 1 person tjetër është shpallur në kërkim si autor i kultivimit të kanabisit.

Shkruar nga Versus
“Shtëpi bari” në godinën shtetërore në
Godina dhe lënda narkotike e sekuestruar

Tiranë- Shtatë persona janë arrestuar në total në kuadër të operacionit të bërë publik dje në një magazinë të braktisur në Selitë ku u zbulua kultivimi i lëndëve narkotike me anë të llampave.

Në pranga kanë rënë, autorët Erlind dhe Reshit Tresa, Asqeri Likaj dhe Ervin Lala ndërsa po ashtu janë arrestuar për moskallëzim krimi tre punonjës të OSHEE-së, Ervis Pashollari, Elton Cenaliu dhe Gëzim Gjonpali. Gjithashtu është shpallur në kërkim 46 vjeçari S.K për trafik të lëndëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike, kryer në bashkëpunim. Kati i parë i godinës ishte nën përdorim të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ndërsa kati i dytë ishte privatizuar nga 3 persona, por ishte lënë i braktisur. Duke përfituar nga kjo braktisje, autorët e kanë përdorur katin e dytë për të kultivuar bimë narkotike.

Në total janë sekuestruar 293 bimë kanabisi, 193 prej të cilave ishin të kultivuara në vazo ndërsa 100 bimë të thara dhe të futura në thasë.

“Gjatë zhvillimit të operacionit janë gjetur dhe sekuestruar 193 bimë kanabis të kultivuara në vazo (183 prej tyre janë asgjësuar me anë të djegies ndërsa 10 janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme), 100 bimë të thara të futura nëpër thasë, llamba elektrike, ventilatorë, tuba plastikë, pajisje aspirimi, filtra, bobina dhe sende të tjera që shërbejnë për kultivim bimësh narkotike me anë të llambave”- thuhet në njoftim.

Punonjësit e OSHEE-së nuk kanë raportuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike të godinës, kati i dytë i së cilës përdorej për kultivimin e lëndëve narkotike me llampa elektrikedhe ventilatorë. Ndërsa ka nisur edhe procedimi në gjendje të lirë për 39 vjeçaren H.D e cila dyshohet se ka pasur dijeni për veprimtarinë e paligjshme por nuk e ka raportuar atë tek organet përkatëse.

Kanabis në godinë shtetërore

Përveç faktit që “shtëpia e barit” kishte lulëzuar në Tiranë, një tjetër detaj është fakti se kati i parë i magazinës së braktisur në zonën e Selitës ishte nën përdorim të ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Dhe gjatë një inspektimi, ka qenë ish-deputeti Halit Valteri ai që ka konstatuar se kati i dytë i magazinës që ishte privatizuar nga tre persona, po përdorej për kultivim të lëndës narkotike. Menjëherë pas kësaj, Valteri ka njoftuar drejtorin e përgjithshëm të policisë, Ilir Prodën i cili ka dërguar grupin hetimor në vendngjarje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: