AKTUALITET /

Si në kohët e vjetra, Kuvendi i burrave të Thethit diskuton për aksionin e IKMT: Gjaku derdhet lumë

Banorët e kanë konsideruar aksionin si antikombëtar duke kërkuar të ketë një dakordësi për shtyrjen e aksionit dhe jo prishjen e strukturave për të cilat janë investuar qindra mijëra euro.

Shkruar nga Versus

Si në kohët e vjetra, Kuvendi i burrave të Thethit diskuton

Ashtu si njëherë e një kohë, banorët e Thethit janë mbledhur sot për të diskutuar lidhur me aksionin e IKMT-së dhe forcave policore për shembjen e strukturave të ngritura.

Duke marrë shkas nga situata e gjendur dhe përplasjet, burrat e Thethit janë mbledhur pranë kishës së bashku me burrat e Dukagjinit. Të ulur këmbëkryq në formë rrethi, burrat e mbledhur po kuvendojnë se cili do të jetë qëndrimi i tyre përballë shtetit që po u shemb çdo strukturë të ngritur pa leje për të cilat më herët kryeministri Edi Rama u kishte dhënë fjalën se nuk do shembeshin dhe se do të përfshiheshin tek paketa e maleve.

“Po bëjmë filozofira këtu, Thethi krahë ka boll, le të na japin fjalën dhe jemi gati. Atij burrit të huaj po i shkatërrohet jeta se është 300 mijë euro borxh, nuk ka sesi t’i lajë. Po shtypen të dobëtit, kjo është antikombëtare, më e thellë sesa kaq. Të na japë fjalën bajraktari dhe ne marrim mallet”- u shpreh mes të tjerash njëri prej banorëve.

Mbetet për t’u parë reagimi i tyre në vazhdim edhe pse sot situata paraqitet më e qetë pavarësisht pranisë së IKMT-së në terren pasi janë identifikuar edhe struktura të tjera pa leje që duhen shembur. Deri më tani janë prishur më shumë se 70 objekte pa leje. Versus.al

Poll