AKTUALITET /

Siguria në kantieret e ndërtimit, IKMT gjobit 65 subjekte që shkelnin rregullat

Shkruar nga Versus

Siguria në kantieret e ndërtimit, IKMT gjobit 65 subjekte që

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur për pezullimin e punimeve në disa kantierë ndërtimi në kuadër të masave që po merren për sigurinë teknike. Deri më tani 65 subjekte janë ndëshkuar për këtë çështje.

Në territorin e Bashkisë së Tiranës janë verifikuar në total 219 objekte ndërtimi prej të cilave 41 me leje nga KKT dhe 178 objekte me leje nga njësia vendore. Në përfundim të rikontrollit, proces që IKMT e kryen në bashkëpunim dhe kordinim me AZHT-në dhe IMT-të, në 45 kantiere ka rezultuar që nuk janë marrë masat ndaj është proceduar me vendosjen e gjobave dhe pezullim punimesh.

Në zonën e Golemit, pjesë e Bashkisë së Kavajës janë verifikuar në total 73 subjekte prej të cilave 4 me leje nga KKT dhe 69 me leje nga njësia vendore. Pas rikontrollit, 8 subjekte janë ndëshkuar me gjobë dhe vendim pezullim punimesh.

Në Vlorë deri më tani janë inspektuar gjithsej 32 objekte ndërtimi, nga të cilat 11 objekte janë të pajisura me leje ndërtimi të lëshuara nga Bashkia Vlorë dhe 21 objekte me leje të miratuara nga KKT. Në 12 raste janë vendosur gjoba dhe marrë vendime për pezullim punimesh. Versus.al

Poll