AKTUALITET /

Sistem i ri me kamera inteligjente në çdo klasë, plani i ri i qeverisë për rritjen e sigurisë së nxënësve në shkolla

Pritet që të rishikohen edhe ndëshkimet për nxënësit të cilët paraqiten në shkolla me celularë me vete.

Shkruar nga Versus

Sistem i ri me kamera inteligjente në çdo klasë, plani i ri i

Pas ngjarjes që tronditi gjithë opinionin publik ku një 14 vjeçar u vra pranë shkollës, duke rritur dyshimet e pasigurisë në shkolla, do të ndërmerret një aksion i ri lidhur me uljen e bullizmit në klasa dhe ndalimin e celularit.

Nismën e bëri me dije kryeministri Edi Rama gjatë konferencës që pati me gazetarët ku reagoi edhe për vrasjen e të miturit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se do të prezantohet një projekt në bashkëpunim me qeverinë e Emirateve të Bashkuara.

Sipas kreut të qeverisë, me anë të një sistemi të ri digjital do të ketë kamera sigurie në çdo klasë dhe do të rishihen ndëshkimet për ata nxënës të cilët mbajnë telefon në shkolla.

“Sistem të ri digjital në klasa e shkolla, projekt me qeverinë e Emiratave të Bashkuara në aspektin e sigurisë ku ka pasur rezultate mbresëlënëse në uljen e bullizimit nëpër shkolla. Së shpejti do të prezantohet projekti të cilin synojmë ta mbyllim në harkun e 20 muajve, ndërkohë që hap pas hapi shkollat, madje çdo klasë do të pajisjen me këtë sistem dhe me kamera sigurie. Do të rishohim sanksionet për shkeljen e rregullit të mospasjes së celularit në shkolla. Prindërit do të mund të shohin çdo gjë në shkollë në lidhje me ecurinë e fëmijës së tij”- tha Rama.

Këto propozime vijnë pas thirrjeve të shumta në rrjetet sociale nga ana e qytetarëve të cilët i shohin aplikacionet si “TikTok” e “Snapchat” si faktorë kryesorë të rritjes së kriminalitetit dhe agresivitetit tek të miturit. Për ngjarjen e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” prindërit kanë njoftuar edhe një protestë për t’u mbajtur ditën e nesërme në formë marshimi ku kërkohen të merren masa për të rritur sigurinë në shkolla. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: