AKTUALITET /

Skandal tek spitali Onkologjik: E moshura rrëzohet në korridor nga pritja e gjatë! Infermieret bashkojnë karriget dhe e shtrijnë për t’i matur tensionin

Stafi dhe familjarët u detyruan ta shtrijnë atë mbi disa karrige të zakonshme dhe të matin tensionin aty, në sy të të gjithëve, pa asnjë mjet emergjent të duhur.

Shkruar nga Versus
Skandal tek spitali Onkologjik: E moshura rrëzohet në korridor nga
Foto e publikuar nga gazetari Stafa


Spitali i Onkologjikut, një vend që zakonisht lidhet me dhimbjen, frikën dhe shpresën e pacientëve që luftojnë për jetën, po përballet me probleme serioze që rëndojnë edhe më shumë mbi ata që tashmë janë të lodhur nga sëmundja.

Në hollin e spitalit, pacientët, shumica të moshuar dhe të rraskapitur, janë të detyruar të presin në kushte të papranueshme.

Mungesa e shtretërve, karrigeve apo edhe një karroce të thjeshtë me rrota, bën që shumë të sëmurë rëndë të rrëzohen nga lodhja.

Rasti më i fundit ka ndodhur me një paciente të moshuar që humbi ndjenjat ndërsa priste në korridor. Stafi dhe familjarët u detyruan ta shtrijnë atë mbi disa karrige të zakonshme dhe të matin tensionin aty, në sy të të gjithëve, pa asnjë mjet emergjent të duhur.

Këto pamje të rënda janë bërë publike nga gazetari Osman Stafa, duke treguar një realitet të trishtë brenda mureve të Onkologjikut.

“Në hollin e Spitalit Onkologjik. Aty ku pacientët torturohen me pritje, për të marrë shërbim. E pacientët, të moshuar, siç është kjo nënë, nuk mbajnë më, e bien. Kërkojnë ndihmë. E shtrijnë në disa karrige, e i masin tensionin. S'kanë as karrige me rrota, s'kanë as vende ku ta marrin një nënë që ndihet keq, e s'dihet çfarë ka, për ta trajtuar siç duhet. Në një shtrat normal, e me kushte normale”, shkruan gazetari. 

 

 

Poll