AKTUALITET /

Skandali i mishit me salmonelë, shkarkohet drejtori i AKU në Tiranë, ja kush e zëvendëson

Pasholli ka pretenduar se ka dhënë vetë dorëheqjen nga posti që mbante.

Shkruar nga Versus
Skandali i mishit me salmonelë, shkarkohet drejtori i AKU në
Foto: Fatjon Pasholli

Ditën e sotme Fatjon Pasholli, është shkarkuar nga posti i drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë. Në vend të tij, është komantuar Alketa Hoxha, e cila aktualisht mban postin e shefes juridike të ndërmarrjes shtetërore.

Shkarkimi i Pashollit vjen pas skandalit të 8 tonëve mish salmonelë që hyri në vend nga Porti i Durrrësit dhe më pas u hodh në treg pavarësisht pranisë së lëndës helmuese. Skandali mori përmasa të mëdha pasi u zbulua se mishi me salmonelë ishte shpërndarë në disa biznese të vendit, mes tyre edhe fast-foode pranë shkollave 9 vjeçare në Vlorë.

Ndërsa vetë Pacolli ka reaguar pas lajmit të publikuar mbi shkarkimin e tij, duke u shprehur se ka dhënë dorëheqjen vetë.

Deri më tani bëhet me dije, se rreth 4 ton e mishit të pulës me salmonelë është tërhequr nga tregu. Ndërsa prokuroria po heton në gjendje të lirë dy vëllezërit Arben Mond Goxha. Arben Goxha është pronari i “AMG FOOD”, kompanisë që eksportoi mishin nga Brazili, ndërsa Mondi Goxha është pronari i “DIMAL”, kompanisë që futi në treg mishin e infektuar me salmonelë. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: