AKTUALITET /

Skandali i tenderave dhe grabitja në banesën e Jonida Skejës: SPAK zbardh detaje

Në përgjimet e siguruara, Skeja dëgjohet duke komunikuar me nënën e saj për ngjarjen, ku shfaq shqetësim të madh për grabitjen dhe për sigurinë e vëllait. Ajo shprehet, mes të tjerash:

Shkruar nga Versus

 

Skandali i tenderave dhe grabitja në banesën e Jonida Skejës:
Jonaid Myzyri

Hetimet ndaj Jonaid Myzyrit, ish-drejtor i Prokurimeve Publike dhe tashmë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, kanë nxjerrë në pah një tjetër skandal që përfshin një zyrtare të lartë të Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), Jonida Skeja.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Jonida Skeja është gjithashtu nën hetim në lidhje me një ngjarje të ndodhur në vitin 2020, e denoncuar në atë kohë nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Hetimi, që është pjesë e një dosjeje më të gjerë për abuzime me tenderët publikë (procedimi penal nr. 175/1), ka zbardhur biseda të përgjuara që tregojnë për një grabitje prej rreth 200 mijë eurosh në banesën e Skejës, si dhe pengmarrjen e të vëllait nga autorë të maskuar.

Në përgjimet e siguruara, Skeja dëgjohet duke komunikuar me nënën e saj për ngjarjen, ku shfaq shqetësim të madh për grabitjen dhe për sigurinë e vëllait. Ajo shprehet, mes të tjerash:

“Po firmosim si delet për atë xhuxhi”, – duke lënë të kuptohet se i referohet një titullari të institucionit.

Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, i është drejtuar policive lokale në Elbasan dhe Librazhd për të verifikuar nëse janë bërë denoncime për këtë ngjarje dhe si është vepruar nga strukturat vendore. Sipas burimeve, nga Policia e Elbasanit janë dorëzuar materiale voluminoze që konfirmojnë grabitjen, megjithëse nuk përjashtohet që shuma e marrë të ketë qenë më e madhe se 200 mijë euro.

Denoncimi fillestar për këtë rast u bë publik në maj 2021 nga Sali Berisha, i cili në atë kohë deklaroi:

“Banda e armatosur me uniformë policie, e drejtuar nga Suel Çela, grabit në një familje miliona paund dhe merr peng një anëtar të saj. Narkopolicia e fsheh ngjarjen.”

Ndërkohë, SPAK po heton gjithashtu burimin e këtyre të ardhurave, pasi Skeja ka pretenduar se paratë i janë sjellë nga një i afërm që jeton në Greqi. Hetimi synon të zbulojë nëse fondet janë të justifikuara ligjërisht, si dhe të hetojë reagimin (ose mungesën e tij) nga viktima dhe autoritetet ndaj ngjarjes. /Versus.al

Tags:

hetime

Poll