Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në zonën e “Astirit” në Tiranë, ku një i ri është gjetur i pajetë brenda automjetit të tij. Viktima është shtetasi E.D., 29 vjeç, i cili u gjet nga familjarët në parkimin e pallatit ku jetonte.
Sipas burimeve paraprake, nga inspektimi i jashtëm nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij. Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e vdekjes së 29-vjeçarit.
Hetimet vijojnë për të dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë. /Versus.al







