AKTUALITET /

SPAK e mori të pandehur, GJKKO pushon çështjen e kryebashkiakut të Libohovës

Prokuroria e akuzonte Hiden se kishte favorizuar grupet kriminale për kultivimin e kanabisit gjatë kohës që mbante postin e shefit të krimeve në policinë e Gjirokastrës.

Shkruar nga Versus
SPAK e mori të pandehur, GJKKO pushon çështjen e kryebashkiakut
Leonard Hide, kryetar i bashkisë Libohovë

Gjykata e Posaçme ka vendosur pushimin e çështjes për kryebashkiakun e Libohovës Leonard Hide i cili ishte marrë i pandehur nga SPAK nën dyshimin e shpërdorimit të detyrës gjatë kohës që mbante postin e shefit të krimeve në policinë e Gjirokastrës.

Sipas SPAK, Hide favorizoi grupet kriminale për kultivimin e kanabisit gjatë kohës që mbante postin e lartë në policinë e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për parcela të kanabisit të zbuluara në 2021-in. Hide dhe zyrtarë të tjerë të policisë u akuzuan se ishin përpjekur të mbulonin veprimtarinë kriminale të grupeve që kultivonin kanabis. Hide u zgjodh kryebashkiak më 14 maj të vitit 2023 nën siglën e Partisë Socialiste. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: