
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka marrë të pandehur Zyra Islamajn, e cila zëvendësoi përkohësisht Rexhë Byberin në krye të bashkisë së Tropojës.
Mësohet se ndaj saj është ngritur akuzë zyrtare për korrupsion aktiv dhe pasiv lidhur me tenderin e ndërtimit të një ure në fshatin Luzhë. Islamaj dyshohet se e ndërtoi urën për interesa personale me qëllim shërbimin e familjes së motrës së saj. Edhe tenderi për ndërtimin e urës u fitua nga kunati i saj, Rrok Gega.
Rasti u denoncua nga Agim Demiraj, i cili më herët kishte shërbyer në detyrën e Teknikut të Mirëmbajtjes së Rrugëve në Bashkinë Tropojë. Demiraj ishte larguar nga puna pasi nuk kishte pranuar të bashkëpunonte me kryebashkiaken e përkohshme për të ndërtuar urën që do t’i shërbente familjes së motrës së saj. Tenderi u bë dhurat për kunatin e motrës pavarësisht se kompania nuk ishte fare në procedurat e tenderit. Versus.al







