
Ditën e djeshme në qytetin e Beratit është regjistruar një ngjarje që hedh dirëhije mbi integritetin e personave që punojnë në policinë e shtetit dhe gjendjen e paqëndrueshme emocionale të disave prej tyre.
Mësohet se dy agjentë të forcave Operacionale janë përfshirë në debat të fortë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka kanosur kolegun.
“Ta mbush barkun me plumba”- kanë qenë fjalët kërcënuese që Muhamet Lana i ka thënë kolegut të tij Partizan Lumi i cili më parë kishte shërbyer si agjent i Operacionales në Berat, ndërsa së fundmi ishte transferuar si polic rendi në komisariatin e Poliçanit.
Mediat shkruajnë se shkak për konfliktin është bërë transferimi i Lumit në Poliçan, gjë që ka afruar Muhamet Lanën në Operacionalen e Beratit ku ka edhe mik të ngushtë zv/drejtorin e hetimit të krimeve. Ky konflikt mes dy efektivëve ka përfunduar në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore për shkak se Partizan Lumi ka dorëzuar kallëzim. Rasti është në verifikim e sipër, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i Beratit. Versus.al






