
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në lagjen nr. 4 të Sarandës, pranë stadiumit të qytetit, ku janë dëgjuar të shtëna armësh.
Si pasojë, kanë mbetur të plagosur Ernest Lama, 24 vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32 vjeç, të cilët priten të dërgohen drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Forca të shumta policie janë vendosur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërkohë që hetimet paraprake kanë nisur për të zbuluar shkaqet dhe autorët e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje."/Versus.al







