
Kryeqyteti po përgatitet për të mikpritur ndeshjen me Serbinë që luhet mbrëmjen e së shtunës në ‘Arenën Kombëtare’ në kuadër të botërorit 2026.
Përveç masave të rrepta të ndërmarra për kontrollin e tifozëve, ka nisur edhe çmontimi i bizneseve pranë zonës së stadiumit “Arena Kombëtare” ku do të luhet takimi.
Për herë të dytë ndodh diçka e tillë për një ndeshje futbolli që luhet në Shqipëri pas asaj të finales së “Conference League” në vitin 2022 kur u përballën Roma dhe Feynord.
Përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë konsiderohet ndeshje e një rrezikshmërie të lartë edhe pse nuk do ketë tifozë udhëtues. Versus.al







