AKTUALITET /

Tragjedi në Itali: I riu shqiptar vritet me armë gjatë një grabitjeje, hetime ndaj pronarit të vilës

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Itali: I riu shqiptar vritet me armë gjatë një
Foto ilustruese

Një 25-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur pas dy ditësh kërkimesh në zonën e San Severino di Centola, në provincën e Salernos, Itali. I riu ishte shpallur në kërkim pas një tentative vjedhje në një banesë në Foria di Centola të dielën natën.

Sipas mediave italiane, ai dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga pronari i shtëpisë, i cili i kishte kapur në flagrancë. Pronari aktualisht ndodhet nën hetim për përdorimin e armës. Gjithashtu, një tjetër person i përfshirë në tentativë mbeti i plagosur dhe është në spitalin e Napolit, ndërsa një i tretë vazhdon të jetë në arrati.

Gjatë grabitjes u mor edhe një armë zjarri që ishte në pronësi të ligjshme të banorit. Autoritetet italiane kanë hapur një hetim për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes./Versus.al

Poll